Strukturat ilegale kostituojnë kuvendet komunale
Zubin Potok, 30 maj - Strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës kanë konstituuar sot kuvendet komunale të Zubin Potokut dhe Zveçanit ku si kryetar i KK-së në Zveçan është zgjedhur Momqillo Gvozdiq, ndërsa në Zubin Potok Stevan Bozhoviq.
Gvozdiq pas mbledhjes ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve qeveritarë nga Beogradi se Qeveria e Serbisë nuk do ti pranojë zgjedhjet lokale në veri dhe se do të caktojë udhëheqësi të përkohshme në këto dy komuna.
Një gjë e tillë do të nënkuptonte përfundimisht shuarjen e institucioneve serbe në këto hapësira, ka thënë Bozhoviq.