16 Janar 2025

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 3 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Kosovë është takuar me Kryeministrin Isa Mustafa me ç\'rast ka thënë së stabiliteti në rajon është shumë i rëndësishëm, sepse stabiliteti në këtë rajon është i rëndësishëm edhe për Evropën.

“Ne do të mbështesim edhe transformimin e FSK-së në bazë të kompetencave të saj. Bisedimet janë kthyer në binarë pas dy raundeve të fundit dhe inkurajojë që të vazhdohet me dialogun. Jemi të përkushtuar për ruajtje e sigurisë në Kosovës dhe KFOR-i do të bëjë këtë në bazë të kompetencave të saj. Mund të ju sigurojë se NATO do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën”, ka thënë Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Mustafa .

I pyetur nëse do të ketë mbështetje për armatosjen e FSK-së dhe komentimin e deklaratave të zyrtarëve amerikanë që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj, shefi i NATO-s ka thënë se do ta mbështesin FSK-në brenda mandatit ekzistues.

“NATO nuk vendos për zhvillimin e saj, është në dorë të institucioneve dhe nëse vendoset për një gjë të tillë atëherë NATO do ta rishikojë këtë mandat”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë  se Kosova vlerëson lart rolin e NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e saj.

\"Të gjitha pjesët e politikës në Kosovë, si pozitë dhe opozitë janë pajtuar për këtë dhe ky është qëndrim i yni i përbashkët. Vlerësojmë lart rolin e KFOR=it dhe shohim se është i domosdoshëm prania e kësaj trupi ende në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Qeveria është thellë e përkushtuar që të gjitha çështjet përmes dialogut me Serbinë.

“Dialogu është strategjik, mirëpo përkundër kësaj ne kohëve të fundit kemi pasur disa provokime, për të cilat jemi marr vesh ti kalojmë në paqe dhe përkushtim dhe të ndërtojmë një mjedis ku do të mbizotëroj paqja”, ka thënë tutje Mustafa.

Ai  tha se deri tani dialogu ka dhënë rezultate pozitive dhe janë të interesuar që të integrojnë të gjithë serbet në institucionet e Kosovës.

Mustafa tutje ka theksuar se FSK i ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u shndërruar në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Procesi po mbahet peng se nuk e kemi përkrahjen e deputetëve serb, prandaj transformimi i FSK ka mbetur peng. Ne kemi bërë punë të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është arritur efikasitet i gjyqësorit , kemi evidentuar arritje në luftën kundër terrorizmit, kemi ndaljen e njerëzve dhe bashkimin e tyre në fronte të jashtme. Vlerësoj lart krijimin e bazës së bashkëpunimit në fushën me interes të përbashkët”, ka thënë tutje Mustafa.

Ai ka shprehur përkushtimin e vendit për bashkëpunim me NATO-n me qëllim të stabilitetit dhe paqes në vend, përmes dialogut me Serbinë.

“Shpreh përkushtimin e vendit për paqe dhe stabilitet përmes procesit të dialogut se Kosova do të jetë aleat i fuqishëm i juaji në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka shtuar Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)