21 Janar 2025

Stereotipet gjinore ende janë të pranishme tek popullata kosovare

Prishtinë, 2 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi Pulsin e parë Publik për çështje gjinore, dokument ky që ofron  një përmledhje të përceptimeve të kosovarëve lidhur me aftësitë udhëheqëse të grave dhe pjesmarrjen e grave në aktivitetet shoqërore dhe politike.

Raporti ofron një përmbledhje të thukët të përceptimeve të njerëzve mbi çështjet gjinore nga perspektiva politike, ekonomike, arsimore, sociale dhe ajo e sigurisë.

Pulsi Publik për Çështje Gjinore është pjesë e projektit të përbashkët "Ngritja e pozitës së Gruas në proceset e Planifikimit dhe Paqe-bërjes pas konfliktit” që zbatohet në bashkëpunim me BE-në dhe UN Women. Rezultatet e prezantuara dolen nga anketimi i 1290 qytetarëve të Kosovës i cili ka përfshirë 598 burra dhe 691 gra.  

Përfaqësimi mjaft i ulet i grave në pozita udhëheqëse dhe role vendimmarrëse vazhdon të jetë sfidë e përhapur globale.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se stereotipet gjinore ende janë të pranishme tek popullata kosovare.

Shumica e të anketuarve atribuonin karakteristikat, që janë krejtësisht të kundërta me tiparet udhëheqëse, si cenueshmëria, brishtësia, të qenit emocional dhe dhembshuria tek gratë.

Të gjitha pozitat udhëheqëse, menaxheriale dhe vendimmarrëse asocoheshin më shumë me burra sesa me gra.

Rreth 45% e të gjithë të anketuarve asoconin profesionet parlamentare me burra në krahasim me 3% që i asoconin me gratë.

67% e të gjithë të anketuarve asoconin pozitën e kryetarit të komunës me burra, kurse vetëm 3% me gratë.

43% e të gjithë të anketuarve asoconin pozitën e profesorëve të universitetit me burra dhe vetëm 2% me gratë.

Mendimi i përgjithshëm i të anketuarve është se burrat (46%) janë udhëheqës politikë më të mirë se gratë kundrejt (14%) qe mendojne se grate jane udheheqese politike me te mira se burrat, ndërsa rreth 34% e të intervistuarve kanë deklaruar se nuk ka dallime mes dy paleve si udheheqes politike.

Kur të anketuarit u pyetën se cilat janë tiparet e një udhëheqësi të mirë, (33%) besojnë se është thelbësore të jesh burrë.

Të anketuarat gra, kanë theksuar se gratë janë më të mira në “përfaqësimin e interesave të tyre” dhe “mbajtjen e ndershmërisë në qeveri.”

Një përqindje e madhe e të anketuarve e shohin traditën Kosovare, mungesen e mbështetjes shtetërore, presionin prej familjes dhe dominimin e burrave në biznes si arsye madhore qe pengojne gratë që kërkojnë pozita udhëheqëse.

Rezultatet tregojnë që ndërgjegjshmëria për barazinë gjinore është shumë më e ulët në radhët e të anketuarve burra.

Rekomandimet

Të rishikohet përfaqësimi i roleve gjinore në librat për fëmijë dhe kurrikulat e shkollave fillore, të mesme dhe të larta.

Të përfshihen kapituj për barazinë gjinore/ stereotipet gjinore në kurrikulë të lëndës Edukatë Qytetare në të gjitha nivelet e shkollimit.

Përfaqësimi i barabartë i burrave dhe grave në tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, në të cilat aktualisht marrin pjesë kryesisht vetëm gra.

Përfshirja e më shumë burrave në Agjencinë për Barazi Gjinore, zyra komunale për barazi gjinore dhe zyrat ministrore për barazi gjinore.

Fushata të ndërgjegjësimit për burrat për pabarazinë gjinore dhe seksizmin.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)