02 Maj 2024

Stephan Lehne i inkurajuar me progresin e arritur në Kosovë

Prishtinë, 8 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim z. Stephan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës dhe ish-Drejtor i Drejtoratit të Përgjithshëm të KE-së për Çështjet e Jashtme dhe ato Politiko-Ushtarake.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi e falënderoi diplomatin austriak për kontributin e tij të çmuar gjatë negociatave të udhëhequra në atë kohë, të cilat sollën deri tek Pavarësia e Kosovës.

Gjithashtu Kuçi e siguroi atë për veprimet e mëtejshme të institucioneve të Kosovës në bashkërendim me ato evropiane, për afrimin e Kosovës edhe më tej drejt strukturave të BE-së,  implementimin e të gjitha kritereve juridike, politike dhe ekonomike në proceset integruese evropiane.

Lehne nga ana e tij u shpreh i inkurajuar me progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe shprehu bindjen e tij se Kosova çdo ditë e më tepër po arrin të dëshmojë se është e aftë për t’iu bashkuar familjes së madhe të BE-së dhe ofroi mbështetjen e tij për dialogun rreth liberalizimit të vizave, si dhe dialogun teknik që po zhvillohet në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)