23 Dhjetor 2024

Steinmeier e uron Presidenten Osmani për ditën e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në telegramin e tij, presidenti Steinmeier ka rikujtuar vitin 2008, kur ndodhej në pozitën e ministrit të Jashtëm gjerman dhe kur bashkë me homologë të tjerë nga ShBA-të dhe Evropa u deklaruan pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ndaj është kënaqësi e veçantë të mund t'ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj. Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani”, thuhet në telegramin e presidentit Steinmeier.

Më tej, në telegram, presidenti Steinmeier e përmendë edhe vizitën e Presidentes Osmani na Gjermani në shtator të vitit 2021.

“Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, thuhet ndër të tjerë në telegramin e presidentit Steinmeier.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)