Stefanoviç, i implikuar në djegien e Jarinjës
Prishtinë, 2 gusht - Akuzat dhe kundër akuzat në mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë po vazhdojnë për ditë e me ashpër.
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka akuzuar homologun serb, Borko Stefanovic, për implikim në djegien e pikës kufitare numër 1 në veri të Kosovës.
Tahiri ka deklaruar më tej se qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse ti kërkojë BE-së largimin e Stefanovic nga procesi i bisedimeve.
Ndërkohë, mësohet se negociatori serb dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic kanë hyrë sërish në mënyrë ilegale në veri të Kosovës.