06 Maj 2024

Stefan Fyle nesër viziton Kosovën

Prishtinë, 26 mars - Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim Stefan Fule do të vijë nesër në Kosovë, ka bërë të ditur zyra e BE-së.

Fule vjen kësaj radhe për të njoftuar fillimin procesit të hartimit të Studimit të Fizibilitetit, rezultatet pozitive të së cilit i prijnë Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Ky vendim pritet të shënojë një hap të rëndësishëm të vendit në raportet e Kosovës me BE-në.
 
Stefan Fule e konsideron veten si një mik që kësaj here nuk vjen duarthatë në Kosovë.

Ai vjen në emër të Komisionit Evropian për të lansuar studimin fizibilitetit duke u kërkuar autoriteteve kosovare që t’i përmbushin detyrimet me rezultate konkrete.


Në një editorial që ka publikuar në një të përditshme kosovare, Fule u ka dërguar paraprakisht mesazhin tij autoriteteve vendore se studimi i fizibilitet do të jenë një pasqyrë për Kosovën.

Kjo pasqyrë sipas tij do të ekzaminojë nëse të gjitha kriteret për Marrëveshjen për Stabilizim –Asocim janë përmbushur dhe nëse të gjithë do të jenë të kënaqur me imazhin që do të shfaqet.

Duke e konsideruar veten dhe Komisionin Evropian si partner që shoqërojnë Kosovën në rrugën evropiane që kanë zgjedhur kosovarët, Fyle ka thënë se nuk do që të kthehet pa garanci të plota për përpjekje serioze për reforma.

Komisionari për Zgjerim i BE-së garancitë për përmbushjen e detyrimeve të procesit para stabilizim asocimit, do t’ia kërkojë nesër presidentes dhe kryeministrit të vendit si dhe segmenteve tjera të kyçura në procesin e integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)