15 Janar 2025

Stavileci: Pati presione ndaj deputetëve dhe kryesuesit

Prishtinë, 3 gusht- Në një konferencë të jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Koovës, Blerand Stavileci ka akuzuar rivalët politikë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Koalicionin LAA për presione mbi deputetë.

"Ne sot kemi pasur një arenë që do të duhej të ishte demokratike, ku do të duhej të votohej për kryetarin e Kuvendit të Kosovës por ka pasur presione që kanë pamundësuar një gjë të tillë", ka thënë Stavileci.

Ai nuk ka dhënë emrat se kush ka kërcënuar. "Ju keni parë se çfarë presioni ka pasur ndaj kryesuesit. Pra janë ata të sekretariatit që bëjnë diktatin në Lëvizjen Vetëvendosje dhe deshtën ta bëjnë edhe aty", ka thënë Stavileci.

"Ne e kemi parë se si është mbyllur seanca dhe si është thirrë sërish në mënyrë autoritative, pa konsultime paraprake. Pra kemi shkelje të rregullores", ka thënë Stavileci.
 
"Ne nuk mund të lejojmë që ata që deri dje dhunuan institucionet e Kosovës të dhunojnë edhe më tej demokracinë në Kosovë", ka thënë Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)