19 Janar 2025

Stavileci: Jemi forca e parë politike

Prishtinë, 3 dhjetor -  Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe ato të balotazhit më 1 dhjetor ishin demokratike. Ai ka thënë se nga këto zgjedhje PDK-ja është rikonfirmuar dhe njëherë si forca e parë politike në vend.



“Zgjedhjet e balotazhit, por edhe në ato të raundit të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sidomos tash kur kemi rezultatet finale pra definitive, tregojnë edhe njëherë se Partia Demokratike e Kosovës është rikonfirmuar si forca e parë politike në vend. Pra ne prijmë edhe në numrin e komunave të fituara edhe në numrin e votave si parti me një avantazh më shumë se 11 mijë vota krahasuar me të dytin. Po ashtu, kemi numrin më të madh të ulëseve në asambletë komunale, pra në një diferencë 34 sosh krahasuar me të dytin. Ne duke respektuar vendimet e qytetarëve, që kanë votuar, duam t’i falënderojmë të gjithë një nga një për besimin e dhënë, në veçanti për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë në një konferencë për media Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)