Statuti i komunës se Mitrovicës në diskutim publik
Mitrovicë, 27 maj - Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e mbajtur më 28 prill ka miratuar në parim propozimin e Kryetarit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Mitrovicës.
Me qëllim që qytetarëve të Mitrovicës tu mundësohet që më për së afërmi të marrin pjesën në procesin e vendimmarrjes dhe të garantimit të legjitimitetit të plotë, të transparencës sa më të madhe dhe efikasitetit në punë, në zbatim të nenit 12 dhe 68 pika 3 të Ligjit Nr. 03/L 040 për vetëqeverisjen lokale, Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës, i miratuar në parim nga Kuvendi i Komunës, do të jetë në diskutim publik 30 ditë nga dita e shpalljes dhe i njëjti do të jetë i publikuar në tabelën e shpalljeve të Komunës së Mitrovicës dhe njëkohësisht me Statutin qytetarët mund të njoftohen në Zyrën 66-të të Komunës si dhe në ueb-faqen e Komunës së Mitrovicës http://kk.rks-gov.net/mitrovice/.
Me qëllim që qytetarëve tiu jepet mundësia drejtpërdrejt e pjesëmarrjes në procesin e ndryshimeve të Statutit, Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit dhe Komisionin Statutar, gjatë periudhës së diskutimit publik organizojnë takime me qytetarët dhe grupet tjera të interesit.
Takimi i parë me qytetarë do të mbahet të shtunën më dt. 28.05.2011, duke filluar nga ora 12 00, ku do të jenë të ftuar ndër të tjerë edhe Shoqata e Juristëve.
Takimi i dytë me qytetarë do të mbahet të shtunën më dt. 04.06.2011, duke filluar nga ora 12 00, ku do të jenë të ftuar ndër të tjerë edhe Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.
Takimi i tretë me qytetarë do të mbahet të shtunën më dt. 11.06.2011, duke filluar nga ora 12 00, ku do të jenë të ftuar ndër të tjerë edhe përfaqësuesit e mediave (të shkruara dhe elektronike).
Takimet mbahen në Sallën e mediave të Komunës.
Ftohen të gjithë qytetarët e Mitrovicës të marrin pjesë në takimet e organizuara nga Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht ju informojmë se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet mund ti dorëzoni drejtpërdrejt në Zyrën 6 të Komunës.