05 Maj 2024

SSHCK kërkon nga qeveria të realizojë kërkesat ligjore

Prishtinë, 22 dhjetor - Me rastin e përmbylljes së aktivitetit sindikal, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Shërbyesve Civik të Kosovës (SSHCK)ë, ne ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit sindikal të këtij viti, organizoi takim me Këshillat Nismëtar, si dhe me media ku pasqyroi aktivitetet sindikale dhe realizimi i programit sindikal.

Kryetari i SSHCK-së, Mursel Zymberi pasqyroi rezultatet e punës së SSHCK-së gjatë vitit 2011, si dhe ballafaqimi me sfidat gjatë këtij procesi.

Kryetari Zymberi, po ashtu theksoi se janë realizuar prioritetet programore të përcaktuara për vitin 2011, siç janë shtrirja e aktivitetit sindikal në nivelin lokal dhe qendror;  shpërndarja e ndihmave solidare në bazë të kërkesave të antarëve të SSHCK-së, si dhe takime me përfaqësues të institucioneve qendrore rreth harmonizimit të ligjeve dhe rregulloreve, që kanë të bëjnë me shërbyesit civilë.

SSHCK-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të realizojë kërkesat e arsyeshme dhe ligjore, siç janë: Zbatimi i Ligjit për shërbyesit civilë, Zbatimi i Ligjit për pagat e shërbyesve civilë; retroaktivi për ngritjen e pagave për muajt janar-shkurt 2011 per shërbyesit civilë.

SSHCK-ja njëkohësisht  njofton të gjithë shërbyesit civilë se organizimi sindikal i shërbyesve civilë në  institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës është vetëm në këtë organizatë, e asesi në organizata të tjera sindikale, që nuk përfaqësojnë interesat e shërbyesve civilë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)