Srpska pranon të bëjë koalicion me PDK-në
Prishtinë, 10 qershor - Nëse kryeministri Hashim Thaçi kërkon të bëjë koalicion edhe me listën Srpska atëherë përfaqësuesit e kësaj partie janë të gatshëm të lidhin koalicion me të.
Kështu kanë deklaruar për gazetën Zëri përfaqësuesit e kësaj partie, e cila në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë numrin më të madh të votave nga komuniteti serb.
/Zëri/