Srpska përcaktuese e koalicionit të ardhshëm
Prishtinë, 1 tetor - Tejkalimi eventual i nyjës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk do të zgjidhte përfundimisht edhe krizën politike në vend.
Sfida tjetër me të cilën do të duhej të ballafaqohet kryeministri dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës është përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e re.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Tribuna se janë pesë parime mbi të cilat institucionet e Kosovës duhet të formohen. Tri prej tyre kanë të bëjnë me vet aktin e themelimit, kurse dy parime tjera me politikat qeverisëse.
Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe Srpska.
(Tribuna)