21 Janar 2025

“Srpska” përcakton agjendën e Kuvendit

Prishtinë, 12 shtator - Lista Serbe e ka dëshmuar rolin që do ta ketë në skenën politike të Kosovës si eksponent i Beogradit, duke këmbëngulur dhe arritur qëllimin për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të paraparë për të premten.

Me kërkesë të kësaj liste, kjo seancë është lënë për të enjten e ardhshme, më 18 shtator.

Pas përfshirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin e gjerë me LDK-në, AAK-në dhe partinë Nisma, ku ishte edhe “Srpska” si kategori kushtetuese, subjekti serb e kishte vlerësuar këtë si një zhvillim të ri dhe kishte kërkuar edhe një javë afat për konsultime me Beogradin.

Burime nga “Srpska” kanë thënë për Tribunën se fillimisht një delegacion i këtij subjekti politik kishte planifikuar të udhëtonte për në Beograd, por më pas kishin kuptuar se atje nuk ndodhej kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, andaj ia kishin mësyrë Prishtinës për të biseduar me liderët e LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Ndërkohë, “Srpska” i kishte drejtuar një letër edhe Flora Brovinës, si kryesuese e seancës, me kërkesën që seanca e 12 shtatorit të shtyhej.

Brovina i kishte ftuar në një takim urgjent partitë parlamentare për konsultime, por asaj i ishin përgjigjur vetëm PDK-ja dhe subjektet e pakicave serbe dhe joserbe. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)