Srpska kushtëzon hyrjen në Qeveri
Madje, ata thonë se nuk do të jenë as pjesë e qeverisë së re, nëse nuk ka gatishmëri që të zbatohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe kthimi i të gjithë serbëve të zhvendosur.
Aleksandër Jabllanoviq, kryetar i listës Srpska, thotë se nëse do të jenë pjesë e qeverisë së re, paraprakisht duhet tu plotësohen kushtet e kërkuara, siç është kthimi i të zhvendosurve, formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, vazhdimi i dialogut, shfuqizimi i privatizimit dhe kthimi i pronës dhe pasurisë, kishës ortodokse serbe.
Në anën tjetër, të gjitha ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në legjislaturën e re nevojitet që të votojnë dy të tretat e shumicës dhe dy të tretat e pakicës.
Për dallim nga Srpska, deputetët e Grupit Parlamentar Gjashtë +, zotohen se do të votojnë pro këtyre ndryshimeve. /Zëri/