SPRTK e shqetësuar me zgjedhen e drejtorit gjeneral te RTK-së
Presioni për të votuar me vota të hapura sipas SPRTK-së nuk spjegohet ndryshe përveç se përpjekje për manipulim të procesit.
Gjithashtu zvarritja e votimit po bëhet me qëllim të rritjes së presionit ndaj disa anëtarëve të Bordit që të votojnë kundër bindjeve të tyre.
SPRTK i fton anëtarët e Bordit që të mos dorëzohen para presionit dhe shantazhit, dhe të gjitha këto t'i bejnë publike.
SPRTK kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të angazhohen që RTK ta ketë një Bord të Pavarur, profesional dhe të pandikuar në punën e tyre.
Më shumë se asnjehërë më parë kjo do të mund të realizohet tani, pasi që pothuajse gjysma e Bordit të RTK-së janë në proces të rizgjedhjes.