19 Janar 2025

S’po bëjmë fushatë

Prishtinë, 15 mars - Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti, e ka quajtur absurd reagimin e opozitës ndaj vendimit të kryeministrit Thaçi për rritjen e pagave prej 25-përqindësh.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk është duke bërë fushatë, por është duke e realizuar agjendën shtetërore.

“Nuk jemi duke bërë fushatë. Po të ishte fushatë këto veprime do të ndodhnin në prag të zgjedhjeve, e jo tani. Kjo është një agjendë shtetërore e Kosovës. Prandaj, reagimi i opozitës për rritjen e pagave është krejtësisht absurd”, ka deklaruar Pajaziti në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se PDK-ja edhe pas zgjedhjeve parlamentare do të dalë sërish forca e parë politike në vend.

“Normalisht se pas të gjithë sfidave të kaluara nuk ka qenë e lehtë të mbetemi partia e parë. Por, jam shumë i bindur, sidomos me kurorëzimin e disa prej objektivave madhore të PDK-së, se do të vazhdojmë të mbetemi partia e parë edhe pas këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Pajaziti.

Sipas tij, PDK-ja është e hapur për të gjithë spektrin politik sa iu përket koalicioneve që do të jenë në të mirë të vendit. Në këtë drejtim Pajaziti nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin me Nismën për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ka rrezik që PDK-së t’i ikin deputetët për t’iu bashkuar partisë së Limajt e të Krasniqit.

“Ajo që ka ndodhur deri më tani ka qenë e ditur, mirëpo nuk besoj se tash, në prag të zgjedhjeve, do të këtë kalkulime që do ta dëmtojnë secilin veç e veç. Megjithatë, koha që po vjen do t’i definojë të gjitha. PDK-ja mbetet partia më e fuqishme dhe, sipas të gjitha gjasave, do të ketë edhe emra të rinj që do të na bashkëngjiten”, ka thënë Pajaziti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)