SPERTK: E shqetësuar me presionin politik që po bëhet drejt RTK-së
Ne e dimë se ky është vit elektoral dhe se secili subjekt po mundohet të tregohet më i zëshëm për të bërë për vete elektoratin. Por forma e zgjedhur duke i bërë presion direkt ndaj RTK-së është e papranueshme për punëtorët e RTK-së, thuhet në komunikatën e SPERTK-ut.
Po ashtu SPERTK kujton se Kuvendi i Kosovës e ka mision që si themelues i RTK-se që të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të zgjidh çështjen e pronës për RTK-në që do të jetë kontribut i madh drejt zhvillimit për ta përmbushur misionin e ka për informim të publikut.
RTK vazhdimisht po kritikohet, por edhe vet deputetët e komisionit për media e kanë parë se çfarë po punojnë punëtorët e RTK-së. Misioni ynë si punëtorë është i qartë që ti përmbushim kërkesat e audiencës prandaj na lejoni që ta bëjmë këtë siç është më së miri, thuhet në njoftimin e SPERTK-ut.