Sparks: Zgjidhja e problemit të veriut, me mjete politike
Prishtinë, 12 prill - Zëvendësshefi i EULEX Andi Sparks beson se zgjidhja e problemit të veriut duhet të bëhet me mjete politike. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai u shpreh se zgjidhja e statusit të veriut është brenda pakos së Ahtisarit.
Ne nuk do të jemi në gjendje që ta zgjidhim situatën përveçse me mjete politike. Në mënyrë që tu ndihmojmë njerëzve atje, ne dëshirojmë që ajo zgjidhje politike të vij sa më shpejtë. Për sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, shpresojë jo për gjatë, por siç thashë zgjidhja politike mbetet i vetmi opsion.\"
\"Duhet të zhvillohen bisedime midis Qeverisë së Kosovës me përfaqësuesit lokal atje. Prishtina e ka pranuar një gjë të tillë dhe ne jemi duke shikuar mundësitë nëse kjo do të ndodhë. Për mendim tim një gjë e tillë nuk do të ndodhë shpejt, tha Sparks.
Ndërkaq lidhur me hapjen e bisedimeve Prishtinë- Beograd, zëvendësshefi Sptha se zgjidhje më reale për veriun mbetet brenda pakos së Ahtisarit.