Sparkes: Zgjidhje politike për veriun e Kosovës
Prishtinë, 6 janar - Veriu i Kosovës është një realitet, të cilin duhet parë qartë, duhet adresuar përmes zgjidhjes politike, e cila, sido që të quhet, do të duhet të marrë parasysh se popullata në atë pjesë të Kosovës është 95 për qind serbe.
Kështu ka deklaruar Andy Sparkes, ish-ambasadori i parë i Britanisë së Madhe në Kosovë, i ardhur në Prishtinë në shkurt, pas shpalljes së pavarësisë, ku pas dy vjetësh e gjysmë pune si përfaqësues diplomatik i Londrës zyrtare, kaloi në misionin i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, në postin e zëvendëskreut të misionit.
Sparkes, i cili e përfundoi mandatin në EULEX në fund të dhjetorit 2012 dhe tashmë është larguar nga Kosova, në një intervistë për mediat kosovare përveç veriut, ai ka dhënë mendimet e tij edhe për çështje tw tjera, përfshirë punën e EULEX-it, përplasjet me Qeverinë e Kosovës, korrupsionin dhe perspektivën e vendit, ashtu si e sheh ai.