Sparkes: Serbia duhet të tërhiqet nga veriu i Kosovës
Prishtinë, 14 shtator - Serbia nuk i ka përmbushur kërkesat e Komisionit Evropian për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa në veri të Kosovës akoma operojnë disa qindra pjesëtarë të MUP-it, ka thënë zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes.
Pjesëtarët e MUP-it janë pëngesë e madhe për EULEX-in dhe ne e dimë që ata operojnë në veri, në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, në të cilën thirret edhe Serbia. Ata e pengojnë efikasitetin e EULEX-it dhe kjo duhet të ndryshojë, ka thënë Sparkes për Danas.
I pyetur nëse EULEX-i ka të dhëna të sigurta për operimin e pjestarëve të MUP-it në Kosovë, Spakes ka thënë se misioni evropian ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar veprimtarinë ilegale të policëve të Serbisë. Madje ai ka thënë se janë disa qindra pjesëtarë të MUP-it që operojnë ende në Kosovë.
Ndëersa i pyetur të komentojë ndërprerjen e vizitës së shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, nga ana e policisë së Kosovës, Sparkes ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë rast, por ka kujtuar se vizitat e zyrtarëve të të dyja palëve duhet bërë sipas procedurave të parapara.
Sipas procedures së paraparë, zyrtarët serbë për të vizituar Kosovën duhet të bëjnë kërkesë te përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Prishtinë. Më pas kërkesa i përcjellet Qeverisë së Kosovës, e cila merr vendim pasi ta ketë shqyrtuar agjendën. Në rastin Konkret Prishtina ka vlerësuar se Vulin e ka shpërfillë agjenden dhe është deportuar nga Kosova, ka thënë ndër të tjera Sparkes