Spahiu: Opozita ka aktruar përçarjen
Prishtinë, 11 shkurt - Analisti politik, Nexhmedin Spahiu nuk mendon se tri partitë opozitare janë përçarë pas shkuarjes së liderit të AAK-së në tryezë me liderët e opozitës tek presidentja.
Ai ka thënë për Epokën e re se në këtë rast ndodhsha më tepër opozita ka aktruar përçarjen në mënyrë që të testohen reagimet dhe të shihen zërat kundërshtarë.
Për mendimin tim, nuk ka ndonjë përçarje. Deklaratat sa i përket shkuarjes së z.Haradinajt në takim, nuk i konsideroj se janë një shenjë plasaritje, ka thënë Spahiu.
Ai e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e pushtetit dhe të opozitës për tu takuar dhe për të bashkëbiseduar me përfaqësuesin e shoqërisë civile.
Sipas tij, këto takime, përveçse janë një përpjekje për ta tejkaluar krizën politike, janë edhe një betejë për ti bashkuar jopartiakët.