Sot zyrtarizohen komisionet parlamentare
Prishtinë, 15 dhjetor - Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku pritet të miratohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Ndërkohë, më 18 dhjetor, presidentja Atifete Jahjaga do të bëjë raportimin vjetor para deputetëve.
Ndryshe, gjatë fundit të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015.