Sot vendoset për marrëveshjen e pasaportave
Prishtinë, 25 janar - Sot skadon afati i vendosur nga Ministria e Brendshme për kompaninë austriake Osterreichische Staatsdruckerei e cila do të duhet të vendosë sot nëse do të paguajë TVSH-në dhe doganën për pasaportat biometrike ose do të shkëpusë marrëveshjen për prodhimin e pasaportave.
Një burim i Express-it ka thënë se palët janë larg arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
MPB nuk lëviz nga qëndrimet se TVSH dhe dogana duhen paguar. Nuk mund të negociohet në kontratën e cila është shpallur përmes tenderit, ka thënë ky burimi.