Sot shpërndahet Kuvendi i Republikës së Kosovës
Të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj.
Sipas Kushtetutes së Kosovës në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjesl
Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.
Të gjitha subjektet politike kanë deponuar nënshkrimet si dhe janë deklaruar se janë për shpërndarjes të Kuvendit.