Sot shënohet përvjetori i 25-të i Kushtetutës së Kaçanikut
Prishtinë, 7 shtator - Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, nën përkujdesjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, mbahet manifestim në nderim të kësaj dite kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën Republikë.
Po ashtu, në kuadër të këtij jubileu do të hapet një ekspozitë dhe do të zbulohet pllaka përkujtimore, e cila i dedikohet kësaj ngarjeje.
Manifestimi mbahet në Pallatin e Kulturës Xheladin Kurtaj në Kaçanik duke filluar nga ora 17:00.
Vendimi i delegatëve të Kosovës për shpalljen e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, ishte veprim i drejtë politik, hap i guximshëm moral dhe qytetar si shprehje e vullnetit dhe synimeve për liri dhe pavarësi të Kosovës.