Sot shënohet festa kombëtare franceze në Kosovë
Prishtinë, 14 korrik - Kjo fundjavë do të jetë e pasur me ngjarje që do të organizohen për nder të 14 Korrikut, Festës kombëtare franceze.
Kremtimi i Festës kombëtare i ka parapri nje "Ballo", e organizuar dje nga Aleanca franceze e Prishtina që ishte e hapur për të gjithë.
Me rastin e kremtimit të Festës Kombëtare Franceze Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë.
Kjo ngjarje, e mbështetur nga shumë sponsorë, do t'u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.
Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit. 14 korrik, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees me ballo dhe fishekzjarre kudo në Francë.