Sot rinumërohen 35 vendvotime të Dragashit dhe 3 të Rahovecit
Prishtinë, 26 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit.
Po ashtu më pas do te filloj edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.
Pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.
Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat.