Sot rezultatet e peticionit që kërkon drejtësi për gratë e dhunuara
Prishtinë, 31 korrik - Sot shpallen rezultatet e nënshkrimeve të peticionit Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë.
Ky peticion për një javë në të gjitha komunat e Kosovës përjashto ato të banuara me shumicë serbe, është nënshkruar nga qytetarët nëpër tendat e vendosura në vendet më të frekuentuara të të gjitha komunave.
Në javën e parë kanë qenë pikat statike, ndërsa javën e dytë ka pas pika mobile ku kanë shkuar edhe në vendet më të thella rurale.
Peticioni pritet të jetë zëri i kosovarëve për të adresuar këtë çështje në institucionet më të larta të drejtësisë.
Ky peticion do të dorëzohet në OKB, me qëllim të sensibilizimit të këtyre mekanizmave për krimet e luftës në Kosovë.
Në raportin e fundit të OKB-së nuk figuron asnjë raportim nga Kosova përkitazi me dhunimet në Kosovë.