Sot protestohet nga ballkonet për të kërkuar zgjedhje të reja pas pandemisë
Prishtinë, 24 prill - Grupi i aktivistëve "Replikë" ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës qe sot në ora 20:00 përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.
"Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve."
"Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për qeveri legjitime dhe respektim të vullnetit të votuesve."
"Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona kundër një kryeministri i cili nuk ka qenë kandidat për kryeministër gjatë zgjedhjeve, kështu duke mos u respektuar vullneti qytetar", thekson grupi i aktivistëve "Replikë".
Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e qytetarëve për fokusin e politkanëve gjatë kësaj kohe në lojëra politike e jo në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm nga COVID-19.
"Zhurma nga ballkonet le të jetë përgjigje e qytetarëve të Kosovës që #NukJemiDele".
"Nga ora 20:00 deri në ora 20:10 po bëjmë zhurmë me mjete metalike jo të rrezikshme nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive dhe banesave tona", thotë grupi i aktivistëve "Replikë".