Sot promovohet baza e të dhënave për regjistrim online të OJQ-ve
Prishtinë, 12 shtator -Programi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë (K-CSSP) sot e promovon bazën e të dhënave për regjistrim online të OJQ-ve.
Baza e të dhënave për regjistrim online të OJQ-ve, funksioni si dhe rëndësija e saj për OJQ-të nga gjithë Kosova do të prezantohet ditën
Prezantimet do të nxjerin në pah rëndësinë dhe përparimet e kësaj baze të të dhënave të cilat kryesisht u mundësojnë OJQ-ve të regjistrohen pa udhëtuar ne Prishtinë.
Përveç kësaj prezantimet do të shfaqin bashkëpunimin efektiv mes organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë nën kujdesin e Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë.
Këto rezultate mbresëlënëse janë arritur me pjesëmarrjen e më shumë se 10.000 qytetarëve të Kosovës të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte në ngjarjet publike, veprimet e mjedisit, marshime, ekspozita, trajnime dhe forma tjera të aktiviteteve të organizuara gjatë periudhës prej tre vjetësh. Pas prezantimit do të ketë demonstrim praktik të bazës së të dhënave për regjistrim online të OJQ-ve
Baza e të dhënave për regjistrim online të OJQ-ve u krijua si rezultat i bashkëpunimit midis Programit të USAID-it për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të.
Robert Garnett, Drejtor i Institutit për Komunitete të Qëndrueshme dhe z. Bajram Kosumi, Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të do të flasin gjatë prezantimit.
Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) e zbaton Programin e USAID-it për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë, program trevjeçar që ka filluar në shtator të vitit 2008, me qëllim për të siguruar që shoqëria civile në Kosovë është të bëhet partner efektiv dhe me ndikim i qeverisë në vendimmarrjen publike duke kontribuar për një Kosovë demokratike dhe përfshirëse.