16 Janar 2025

Sot përfundon 'Java e Grave 2017'

Prishtinë, 24 mars - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë Alexander Chavarria, do të flasë në ceremoninë e mbylljes së Javës së Grave 2017. 

Java e Grave është një eveniment vjetor mbarëkombëtar i cili filloi në vitin 2012 si një pilot-projekt i NDI i mbështetur nga USAID-i.

Ai tubon një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, biznesit, medieve dhe komunitetit akademik.

Sivjet, tema e Javës së Grave është Deshifrimi i Integrimeve Europiane, ndërsa për herë të parë në të janë përfshirë edhe rreth 20 liderë meshkuj.

Pjesëmarrësit në këtë program njëjavor vijnë nga të gjitha segmented e shoqërisë me qëllim të rrjetëzimit dhe avancimit të shkathtësive të lidershipit, të folurit publik, dhe politikë-bërjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)