Sot përfundon fushata për balotazh
Prishtinë, 29 nëntor - Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për balotazhin e zgjedhjeve lokale të cilat mbahen në 25 komuna të Kosovës.
Subjektet politike garuese dhe kandidatët e tyre kanë pasur pesë ditë kohë, nga e hëna e deri më sot, që të paraqesin platformat e tyre qeverisëse dhe të bëjnë fushatë për votën e 1 dhjetorit.
Dita e neserme, është ditë e heshtjes zgjedhore, në të cilën ndalohet reklamimi politik dhe çfarëdo forme tjetër e angazhimit në fushatë.
Të dielen, në Kosovë votohet në gjithsej 25 komuna për kryetarët e rinj të tyre.
Pritet që përqëndrimi kryesor i forcave të sigurisë të jetë në veri të vendit, ku në rrethin e parë, më 3 nëntor, u shënuan incidente që quan në përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime.