27 Dhjetor 2024

Sot për herë të tretë votohet në komunën e Gjilanit

Prishtinë, 14 mars - Sot në Kosovë për herë të tretë në komunën e Gjilanit votohet për postin e kryetarit të komunës. Partia Demokratike e Kosovës në këtë garë konkurron me kandidatin Qemajl Mustafa (kryetar aktual i komunës së Gjilanit), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me Fatmir Rexhepin.

Në këtë komunë janë gjithsej 31 qendra votimi me 127 vendvotime.

Të gjitha këto pika do të sigurohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit . Qendrat e vendvotimeve sigurohen nga rre 450 pjestarë të Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përgatitur edhe një plan policor që konsiston në sigurimin e vendvotimeve, përcjelljen e sigurt të materialit zgjedhor, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend si dhe parandalimin dhe luftimin e krimit.

Rivotimi në këtë komunë u vendos pas regjistrimit të parregullsive ne raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe trajtimeve të çështjes edhe nga Gjykata e Lartë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka zëvëndësuar anëtarë të komisionit në vendvotime dhe do të shtojë numrin e tyre ditën e zgjedhjeve, pra nesër, për të parandaluar përsëritjen e parregullsive një pjesë e të cilave thuhet se e kanë burimin tek paqartësitë në infrastrukturën ligjore.

Edhe ekspertë të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndryshojnë ligjin e zgjedhjeve për të shmangur paqartësi të tilla.

Institucionet thonë se rivotimet në komunën e Gjilanit  do të zhvillohen në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Në këtë komunë konkurojnë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të dyja partnere të koalicionit qeverisës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)