18 Janar 2025

Sot nisin negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Prishtinë, 28 tetor - Sot në Prishtinë, pritet që zyrtarisht të fillojë procesi i negocimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE). 

MSA do të shënojë marrëdhënien e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së dhe një arritje të rëndësishme në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Një nga sfidat kryesore në këtë proces mbetet përmbushja e disa çështjeve me përparësi lidhur me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Parashihet që përfundimi i MSA-së do të kërkojë 3-4 raunde të negociatave, të cilat do të pasohen nga 3 sesione te grupeve punuese mbi: Lëvizjen e lirë të mallrave, krijimin, ofrimin e shërbimeve dhe lëvizjen e kapitalit.

Me marrëveshjen e MSA-së Kosova do të përfitojë sidomos në aspektin tregtar.

Shumë mallra do të mund të eksportohen nga Kosova në tregun e madh të BE-së pa tarifa doganore, ndërkohë që Kosova do të përfitojë në këtë mënyrë edhe me investime të huaja, sepse siç pohojnë ekspertët në BE, investuesit e huaj do ta kenë më të sigurt investimin e tyre duke llogaritur se mallrat që do të prodhonin në Kosovë, do të mund t’i shisnin edhe në tregun e Bashkimit Evropian.

Por, në aspektin politik, përfitimi kryesor i Marrëveshjes së Stabilizim - asociimit është hapja e dyerve për një proces më të gjatë që do të çojë deri të anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE, rrugë kjo që është ndjekur nga Kroacia dhe po ndiqet nga vendet tjera të Ballkanit, të cilat me përjashtim të Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës tashmë kanë edhe statusin e vendit kandidat.

Pritet që MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014 dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)