23 Dhjetor 2024

Sot nis zyrtarisht Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Në konferencën për media në Prishtinë, Shefi i Misionit, Lukas Mandl, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Austria, prezantoi zyrtarisht misionin dhe deklaroi ky është misioni i tretë i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE që vëzhgon zgjedhjet komunale, dhe misioni i gjashtë në Kosovë që nga viti 2013.

"Demonstron përkushtimin e fortë të BE-së për ta mbështetur qeverisjen demokratike të Kosovës. Misioni ynë filloi aktivitetet e vëzhgimit afatgjatë më shumë se një muaj para ditës së zgjedhjeve dhe fokusohet në të gjithë procesin zgjedhor", theksoi ai.

Gjatë vizitës dy-ditore në Kosovë, shefi i misionit mbajti takime me Komisionin Qendror Zgjedhor, Kryeministrin, përfaqësues të subjekteve politike dhe kandidatë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar procesin zgjedhor në proces.

"Më informuan se përgatitjet për zgjedhjet janë duke u zhvilluar dhe të gjitha përpjekjet janë duke u ndërmarrë për të siguruar sigurinë e votuesve, punonjësve të vendvotimeve dhe të gjithë qytetarëve pavarësisht nga pandemia COVID-19 që ende ndikon në jetën tonë," tha Lukas Mandl, dhe shtoi: "Sa i përket fushatës, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e shtuar të fushatës në internet, e nxitur edhe nga rreziqet e lidhura me COVID-19."

"Për herë të parë në Kosovë, EU EOM ka një analist të dedikuar për media sociale në mes ekspertësh, dhe një ekip monitoruesish të mediave sociale për të vlerësuar rolin që luan komunikimi digjital në zgjedhje.”

Një ekip bazë prej 10 analistësh arriti në Prishtinë më 5 shtator dhe 22 vëzhgues afatgjatë u vendosën në të gjithë Kosovën më 16 shtator për të mbuluar të 38 komunat.

Një delegacion i Anëtarëve të Parlamentit Evropian si dhe vëzhgues afatshkurtër duke përfshirë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë do t'i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve.

Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, Norvegjia dhe Zvicra, do ta vëzhgojnë procesin e votimit dhe numërimit më 17 tetor.

EU EOM do të lëshojë një deklaratë preliminare menjëherë pas zgjedhjeve dhe do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë balotazhin e mundshëm të zgjedhjeve për kryetar komune më 14 nëntor.

Pas një ftese nga Presidentja e Kosovës, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë për t’i vëzhguar zgjedhjet komunale të 17 tetorit. EU EOM vlerëson shkallën në të cilën procesi zgjedhor është në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Misioni është i pavarur në gjetjet dhe përfundimet e tij dhe operon nën një kod sjelljeje i cili kërkon neutralitet të rreptë dhe mosndërhyrje.

Misioni funksionon nën një mandat të veçantë dhe është i pavarur nga institucionet e BE-së përfshirë Zyrën e BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë.

Për informata të mëtejme, ju lutemi kontaktoni zyrtarin për shtyp të EU EOM në Kosovë 2021.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)