Sot nis takimi dyditor mes Parlamentit Evropian dhe Kosovës
Prishtinë, 30 tetor - Sot në Prishtinë fillon punimet dyditore takimi i gjashtë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Republikës së Kosovës.
Delegacioni i Parlamentit Evropian kryesohet nga Eduard Kukan, kryesues i delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, kurse delegacionin e Kosovës e kryeson kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Në takim do të diskutohet progresi i Kosovës drejt integrimit evropian, shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës dhe Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Komisionin Evropian.
Po ashtu do të diskutohen edhe reformat e sistemit zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme lokale, forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ri-integrimi, riatdhesimi dhe liberalizimi i vizave, personat e Pagjetur dhe procesi i bashkërendimit, si dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në përfundim të takimit do të miratohet një deklaratë e përbashkët.