19 Janar 2025

Sot nis punimet konferenca e e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 27 dhjetor - Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të bëjnë sot hapjen e punimeve të Konferencës së II-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temën “Politika e jashtme dhe multilateralizmi: Forcimi i rolit të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të Konferencës, do të trajtohen çështjet kryesore që lidhen me punën e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, prioritetet, objektivat, sfidat si dhe perspektiva e zhvillimit të mëtutjeshëm të shërbimit të jashtëm të Kosovës.

Ambasadorëve të Kosovës, përfaqësuesve të institucioneve dhe të ftuarve të tjerë me nga një fjalim do t’iu drejtohen edhe krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ftohen përfaqësuesit e medieve që të përcjellin pjesën e hapur të punimeve të ditës së parë të Konferencës, e cila zhvillohet të premten (27 dhjetor 2013), me fillim nga ora 09:30, në Hotel “Emerald”, në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)