23 Dhjetor 2024

Sot nis manifestimi gjithëpopullor tradicional “Epopeja e UÇK-së”

Prishtinë, 5 mars - Nën patronatin e Kryeministrit Kurti, përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore, qëndrore e lokale dhe organizatave të Luftës së UÇK-së sot mbahet Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional “Epopeja e UÇK-së”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në cilësi të Kryetarit të Këshillit Organizativ ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit, bashkëkombësit  dhe miqtë tanë ndërkombëtar për pjesëmarrje sa më masive në aktivitetet e planifikuara sipas agjendës shtetërore të Manifestimit Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më 5,6 dhe 7 mars.

Me këtë rast, Ministri Mehaj fton të gjithë që sa më masivisht, të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë së Lavdishme e Madhështore Çlirimtare të Kosovës.

“Të kujtojmë dhe nderojmë betejën unike në historinë e Luftërave Çlirimtare, jo vetëm në historinë tonë kombëtare por edhe historinë botërore, luftën dhe flijimin e pashembullt të familjes emblematike Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Prekazin heroik. Kurr mos të harrojmë se, duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e lavdishme, të tashmen dhe të ardhmen, e kemi të sigurtë!” theksoi ndër të tjera Ministri Mehaj në adresimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)