Sot në Prizren mbahet debat i deputetëve me qytetarë
Prizren, 15 dhjetor - Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun ka bërë të ditur se në kuadër të aktivitetit “Debate me qytetarë” mbahet takimi i deputetëve: Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi, me qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Në takim, i cili organizohet nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, do të diskutohet lidhur me temën: “Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovë”.