Sot në Kuvendin e Kosovës inaugurohet Këndi i Kurajos
Prishtinë, 23 korrik - Në zbatim të Rezolutës për krijimin e Këndit të Kurajos, të votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot mbahet ceremonia e inaugurimit të Këndit të Kurajos, të inicuar nga deputetja znj. Donika Kadaj.
Në Këndin e Kurajos që është vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të ekspozohen punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.
Këto punime do të mundësohen nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.
Ceremonia organizohet në hapësirat e vizitorëve të Kuvendit te hyrja nga sheshi.