Sot mblidhen tri komisione parlamentare
Prishtinë, 12 maj - Sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen tri Komisione parlamentare për të diskutuar për çështje të caktuara që lidhen me situatën e krijuar me Pandeminë e koronavirusit.
Fillimisht do të mbahet mbledhja Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do te diskutohet lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.
Pastaj do te mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrohet shkresa e Kryetares së Kuvendi që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.
Në ketë mbledhje po ashtu do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese.
Gjatë ditës së sotmë do të mbahet anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku do të takohen me drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, me drejtorin e IKSHP Naser Ramadani, menaxherin e Qendere së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendres Operative Pashk Buzhala.