Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 23 tetor - Mbledhja plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 15 tetor, do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 16:00.
Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen dy projektligje dhe do të emërohen anëtarët e disa institucioneve të pavarura.
Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për shëndetin mendor dhe ai për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.
Në vazhdim, pritet të emërohen anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe të Komisionit për Kërkesa Pronësore.
Në fund, do të formohet Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb dhe do të shqyrtohet propozimi i grupeve parlamentar për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.