15 Janar 2025

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 24 gusht - Sot do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet të bëhët zgjedhja e Kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.


Seancat e kaluara dështuan pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit.


Zgjedhja e krytarit te Kuvendit është zvarritur për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme nga koalicioni PAN pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Koalicioni LAA nuk e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.


Koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit pritet qe sot ta propozojë kandidatin për kryetar kuvendi, e ai është Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. 


Sipas kushtetutës ky koalicion ka të drejtën e propozimit të kandidatit për këtë post por lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshtojnë mundësinë që parlamentin ta drejtojë kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.


Nëse Veseli i merr votat e nevojshme, shumicën e prej 61 votash, atëherë hapet rruga për kijimin e qeverisë së Kosovës në afatin ligjor prej 15 ditësh. I nominuari i koalicionit PAN, është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)