Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
Prishtinë, 17 korrik - Sot qysh nga ora 10:00 do të nisë seanca konstiuive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e V-të me radhë.
Si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që ka 37 deputetë ashtu edhe grupi parlamentar i koalicionit pas-zgjedhor LDK - AAK Nisma me 47 deputetë, pretendojnë se kanë të drejtë të nominojnë kandidatin për kryeparlamentar.
Aktualisht janë të dy blloqe, PDK-ja në njërën anë dhe ai LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, që e konsiderojnë vetëm si grupi më i madh.
PDK bazohet në rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor e cila ka dalur partia me me shume deputet si dhe rregulloren e Kuvendit, ndersa bazuar në propozimin për rendin e ditës që e ka bërë Kryesia e kaluar e Kuvendit, grupi më i madh parlamentar është ai i LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.