Sot mbahen zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas
Drenas, 18 dhjetor - Sot në Drenas do të mbahen zgjedhjet e raundit të dytë, ato të balotazhit mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, dhe atij të NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.
Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë.
Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për ti vëzhguar këto zgjedhje.