Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas
Prishtinë, 4 dhjetor - Sot në Komunën e Drenasit mbahen zgjedhjet e Jashtëzakonshme ku qytetarët e kësaj komune do tiu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën e votuesve e cila përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.
Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime.
KQZ ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: Ambasadë (1); Organizata Ndërkombëtare (3), Organizata Jo-Qeveritare (4); Subjekte Politike (5) dhe Media (14).
Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.
Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllën në orën 19:00.