15 Janar 2025

Sot Kuvendi voton për qeverinë Haradinaj

Prishtinë, 9 shtator - Kuvendi I Republikës së Kosovës sot do te mbaj seancën e jashtëzakonshme me të vetmin rend dite zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatuar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.

Seanca do të nisë punimet pasdite në ora 16:00.

Vendimi për seancë të jashtëzakonshme është marrë dje në mbledhjen e parë të Kreyisë së Kuvendit, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli është zgjedhur në krye të legjislativit në seancën e 7 shtatorit, pas shtyrjes disamujore të konstituimit të Kuvendit, si rezultat i mungesës së koordinimit të partive politike.

Ndërsa Ramush Haradinaj pritet që sot të prezentojë ekipin e tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës, pasi është mandatuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Por, partneri qeverisës nga radhët e komuniteteve, gjegjësisht Lista Serbe do të udhëtojë sot në mëngjes për në Beograd për udhëzimet e fundit rreth pjesëmarrjes në ekzekutivin kosovar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)