Sot ka filluar heshtja zgjedhore në Kosovë
Prishtinë, 8 janar - Sot ka filluar heshtja zgjedhore në Kosovë, para rivotimeve që do të zhvillohen në 9 janar, ndërsa dje është mbyllur fushata elektorale e cila ka zgjatur 3 ditë me radhë.
Pas ankesave të bëra nga disa subjekte politike për parregullsi gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit, ditën e nesërme do të rivotohet në disa zona, si në Skënderaj, Drenas dhe Deçan si dhe në nga një qendër votimi në Lipjan dhe Malishevë do të zhvillohen nesër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth dy mijë vëzhgues për monitorimin e procesit të rivotimit.
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Fajt theksoi përgjegjësitë e veçanta që kanë subjektet politike në parandalimin e keqpërdorimeve gjatë procesit të votimit.