Sot inaugurohet Qendra për Azilkërkues në Magure të Lipjanit
Prishtinë, 3 shkurt - Sot në një cermenoni rasti do të bëhet inaugurimi i Qendrës për Azilkërkuesit, që gjendet në Magure të Lipjanit.
Inaugurimin e kësaj Qendre do ta bëjë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe shefi i operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Christof Stock.
Qendra për Azilkërkues është donacion i plotë nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, posedon lokacionin prej një hektarësh dhe ka kapacitetet për akomodimin e 50 personave.